Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonën e Shashicës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Flakët janë përhapur në një zonë malore dhe, sipas informacioneve nga terreni, ndodhen larg banesave dhe zonave të banuara.
Për momentin nuk raportohet rrezik për jetën e banorëve apo për banesat.
Ekipet e ndërhyrjes vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Ndërkohë, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse, ndërsa forcat në terren mbeten të angazhuara për kontrollin e flakëve.




