LEZHË- Fundjava e gushtit ka sjellë kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor në bregdetin e Shëngjinit, ku mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në automjetet e tyre.
Dalja masive nga plazhet, e përqendruar sidomos në zonën e Ranës së Hedhun, ka paralizuar lëvizjen dhe ka krijuar kilometra të tërë radhë aksin rrugor lidhës.
Situata po paraqitet veçanërisht e rëndë për familjarët, pasi në mjetet e bllokuara nën temperaturat e larta ndodhen edhe fëmijë të vegjël. Sipas dëshmive të vetë qytetarëve në terren, automjetet thuajse nuk lëvizin fare prej më shumë se dy orësh.
Kolonat e gjata të makinave shtrihen për kilometra me radhë, duke filluar nga zona e Ranës së Hedhun e deri në aksin kryesor Lezhë-Milot, ndërsa lëvizja drejt nyjeve dalëse mbetet pothuajse e pamundur




