DURRËS- Një aksident rrugur ka ndodhur këtë të premte, ku janë shkatuar dëme të konsiderueshme materiale. Bëhet me dije se në aksident është përfshirë Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia, Klevi Elezi.
Siç shihet edhe në pamje, dy mjetet e përplasura janë dëmtuar më së shumti në pjesën e përparme. Megjithatë, ende nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.





