Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

ELBASAN- Një zjarr i madh pyjor ka rënë në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan. Mënjëherë pas kësaj në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor, ndërsa zjarri po avancon në drejtim të zonës së banuar.

Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe pyjore po pengojnë punën e forcave zjarrfikëse, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era. Megjithatë, prioritet i tyre mbetet ruajtja dhe parandalimin i zjarrit drejt banesave.

Nuk raportohet për persona të lënduar deri në këto momente, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin afrimin pranë vatrave të zjarrit.