Vrau 20-vjeçarin në Korçë, Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës për masën e sigurisë

Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.14 në Korçë.

Sterjo, ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë, është sjellë nën masa të shtuara sigurie.

I riu akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.