U përplas dje nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari

DELVINA- Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ku një 65-vjeçar u përplas nga një autobus. Si pasojë e kësaj ai u plagos rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës. Bëhet me dije, se ai ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e gjendjes së komplikuar shëndetësore.

Viktima është Agim Vocka, 65 vjeç, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen.