Greva e doganierëve grekë bllokon lëvizjen në kufi, dhjetëra mjete presin hapjen e pikës doganore

KUFIRI SHQIPËRI–GREQI – Greva e njoftuar e punonjësve të doganave greke ka sjellë paralizimin e lëvizjes së mjeteve në të dyja anët e kufirit.

Protesta ka nisur prej orës 05:00 dhe pritet të vijojë deri në orën 10:00, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata për qytetarët dhe transportuesit.

Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë janë bllokuar në pritje të përfundimit të grevës dhe rifillimit të punës në pikat doganore.

Autoritetet pritet të njoftojnë për normalizimin e qarkullimit pas përfundimit të protestës së doganierëve grekë.