“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e tij”/ Protestuesja: Do dalim në shesh deri sa të shporret

TIRANË- Një qytetare ka deklaruar se kryeministri Rama e ka gjysmën e kabinetit qeveritar në burg. Gjatë një prononcimi për median, ajo u shpreh se etiketimet ‘sorra’ dhe ‘korba’, kryeministri Rama i ka për kabinetin e tij.

Më tej, ajo shtoi se shqiptarët do të dalin në shesh deri sa ai të dorëhiqet.

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, i ka në Kryeministrinë e vet. Gjysmat i ka në burg. Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”, tha ajo.