“Largohu sa nuk është vonë!”/ Shqiptari nga diaspora i prerë, i rendit 4 pikat Ramës: Qeveri teknike apolitike, dorëheqje pa kushte dhe…

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar me mesazhe të forta edhe nga shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik në vend.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një prej përfaqësuesve të diasporës iu drejtua Edi Ramës me thirrjen “Largohu sa nuk është vonë”, ndërsa tha se qeveria ka zemëruar shqiptarët kudo që jetojnë.

“I ke zemëruar shqiptarët anembanë botës. Kërkesat tona t’i përsëris, dorëheqje pa kushte, hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike për të përfunduar tranzicioni. Qeveria teknike të: garantojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të hyhet në zgjedhje me lista të hapura, numërim i i votave të jetë elektronik që zgjedhjet të mos vidhen dhe e fundit, auditim i administratës, sepse shumica janë patronazhistë”, tha ai.