E moshuara bie nga autobusi, transportohet me ambulancë drejt spitalit

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku një grua e moshuar është rrëzuar nga autobusi urban, dhe është transportuar mënjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar ne zonën e Lungomares, në kohën kur e moshuara po zbriste nga autobusi ka rënë nga shkallët. Gjatë rrëzimit, ajo është përplasur më betonin e shëtitores dhe ka pësuar lëndime. Qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë lajmëruar menjëherë forcat policore dhe ambulancën, teksa mësohet se gruaja ka hematoma në pjesën e kokës, fytyrës dhe gjymtyrëve