Qëndresë para Kryeministrisë! Protestuesit kaluan natën në shesh me thirrjet: Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh

TIRANË- Pas protestës së 21-të mbrëmjen e shkuar, një grup protestuesish kanë vendosur ta kalojnë natën në shesh, duke krijuar një skenë të re në dinamikën e revoltave të fundit.

Kjo është hera e parë që nga nisja e valës së protestave që qytetarët zgjedhin të qëndrojnë përgjatë gjithë natës përpara institucionit të Kryeministrisë.

Me një vendosmëri që duket se po ashpërson qëndrimet, ata kanë deklaruar se nuk do të shpërndahen deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre. Qytetarët kanë thirrut njëzëri, “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”./