Organizatat e shoqërisë civile reagojnë ndaj deklaratave të deputetit Ardit Bido: Kërkohet ndalimi i gjuhës së shënjestrimit

TIRANË – Një koalicion organizatash të shoqërisë civile ka publikuar një deklaratë të përbashkët, ku shpreh shqetësim të thellë për shënjestrimin publik të Kristina Vokos, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Albania, nga deputeti Ardit Bido.

Sipas deklaratës, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar më 8 qershor në Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat e Informimit Publik, Kristina Voko ngriti shqetësime me natyrë ligjore lidhur me detyrimin e transmetuesit publik për të garantuar informacion dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse për të gjitha grupet e shoqërisë, përfshirë pakicat kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Organizatat nënvizojnë se ky rast po zhvillohet në një periudhë të ndjeshme, kur qytetarë, aktivistë, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime mbi çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, transparencën institucionale, konsultimin publik, llogaridhënien dhe respektimin e shtetit të së drejtës në raport me projektet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartë.

Në deklaratë theksohet se përpjekjet për të etiketuar zërat kritikë si “armiq”, “të huaj” ose si persona të motivuar nga përkatësia etnike, rrezikojnë të zhvendosin vëmendjen nga çështjet me interes publik dhe të krijojnë një klimë presioni ndaj organizatave të shoqërisë civile, medias dhe qytetarëve që angazhohen në debatin publik.

Koalicioni i organizatave i ka bërë thirrje deputetit Ardit Bido të tërheqë postimin në fjalë dhe të kërkojë ndjesë publike. Gjithashtu, organizatat kërkojnë që Kuvendi i Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të distancohen qartë nga çdo formë gjuhe që, sipas tyre, shënjestron përfaqësues të shoqërisë civile, medias apo qytetarë mbi bazën e etnisë, gjuhës, origjinës ose qëndrimeve kritike.

Po ashtu, deklarata i bën thirrje Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi që ta shqyrtojë rastin në përputhje me kompetencat dhe mandatin e tij ligjor.

Postimi i Scidev

Një koalicion i organizatave të shoqërisë civile ka publikuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësim të thellë për shënjestrimin publik të Kristina Vokos, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Albania, nga deputeti Ardit Bido.

Gjatë një seance dëgjimore të mbajtur më 8 qershor në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat e Informimit Publik, Voko ngriti një shqetësim të qartë ligjor lidhur me detyrimin e transmetuesit publik për të ofruar informacion dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse, përfshirë për pakicat kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ky shënjestrim po ndodh në një kontekst veçanërisht të ndjeshëm, ndërsa qytetarë, aktivistë, media dhe organizata të shoqërisë civile po ngrenë shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit, transparencën, konsultimin publik, llogaridhënien dhe respektimin e shtetit të së drejtës, në lidhje me ndërtimet në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës.
Përpjekja për t’i paraqitur zërat kritikë si “armiq”, “të huaj” ose të motivuar nga përkatësia etnike, largon vëmendjen nga çështjet me interes publik dhe krijon një klimë intimidimi ndaj shoqërisë civile, medias dhe qytetarëve që marrin pjesë në debatin publik.
Ne i bëjmë thirrje:
Deputetit Ardit Bido të fshijë postimin dhe të kërkojë ndjesë publike
Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit të Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të distancohen qartë nga çdo gjuhë që shënjestron përfaqësues të shoqërisë civile, medias apo qytetarë mbi bazë etnie, gjuhe, origjine apo qëndrimi kritik.
Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ta shqyrtojë rastin brenda mandatit të tij ligjor
 Lexoni deklaratën e plotë në koment.
Organizatat Nënshkruese:
•Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
•Fondacioni Së Bashku
•Qëndresa Qytetare
•Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
•Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
•Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
•Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
•Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
•Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC)
•Gruaja Shqiptare në Audiovizual (AWA)
•Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Partners)
•Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA-ECPAT Shqipëri)
•Qendra Amfora
•Civil Rights Defenders Shqipëri
•Lëvizja Europiane Shqipëri (EMA)
•Akademia e Studimeve Politike (ASP)
•Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC)
•Instituti i Studimeve Politike (ISP)
•Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (All Green Centre)
•Shoqata Together for Life (TFL)
•Qendra ResPublica
•Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
•Qendra “Education for Change”
•Shoqata “Përtej Barrierave”
•Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF)
•Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
•Të Ndryshem & Të Barabartë
•Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
•Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri
•Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
•Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF)
•Nisma Arsis
•Instituti Shqiptar i Medias
•Rrjeti i Grave për Barazi në Vendimmarrje