ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është mbytur teksa notonte në det. Tragjedia ndodhi në orën 14:30, më 20 maj, në plazhin e vogël në Piazza dei Pescatori të Cadimare-s.
Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar kishte dëshirë që të notontë për herë të parë për këtë sezon turistik, ndërsa vetëm pak minuat pasi filloj të notonte pësoi një kolaps brenda në ujë. Dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit.
Ngjarja u pa nga një grua që po kalonte pranë zonës, e cila vuri re trupin e pajetë të shqiptarit që lundronte në ujë rreth pesëdhjetë metra larg bregut. Pas kësaj dy të rinjë të tjerë të cilët panë ngjarjen, u hodhën në det për ta shpëtuar dhe nxorrën në breg trupin e tij. Mjekët dhe infermierët luftuan për gati një orë për ta rikthyer në jetë 22-vjeçarin shqiptar, por pavarësisht përpjekjeve i riu shqiptar humbi jetën.
Policia italiane shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale. Trupi u transportua më pas në morgun e Spitalit Sant’Andrea. Nuk përjashtohet mundësia që prokuroria të urdhërojë një autopsi në ditët në vijim për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.













