ELBASAN – Dy persona të maskuar kanë kryer një grabitje në një tabakino në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë marrë rreth 500 mijë lekë dhe disa paketa cigare, përpara se të largoheshin nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku mungon mbulimi me kamera sigurie, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre deri në këtë fazë të hetimeve.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po mblidhen prova dhe dëshmi nga zona përreth.
Nuk është hera e parë që ndodh. Në këtë aks rugor kanë ndodhur disa vjedhje lokalesh dhe biznesesh e duket janë të njëjtët hajdutë.













