Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan.
Sipas raportimeve në media, prej më shumë se dy orësh automjetet kanë mbetur pothuajse totalisht të bllokuara, pa lëvizur fare.
Kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.
Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.













