Alarm në Korçë, rrethohet lagjja 18 pas dyshimeve për eksploziv në një automjet

Një situatë alarmi është regjistruar në Korçë, ku forcat e policisë kanë rrethuar lagjen 18 pas dyshimeve për praninë e një lënde të dyshimtë në një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është marrë menjëherë në kontroll nga efektivët e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv për verifikimin e situatës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi natyrën e objektit të dyshuar, ndërsa dyshohet paraprakisht se mund të bëhet fjalë edhe për një pajisje GPS të vendosur në automjet.

Zona është vendosur nën masa të rrepta sigurie dhe është izoluar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërsa grupet hetimore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.