Elbasan, 15 maj 2026 – Janë bërë ndryshime në disa drejtori dhe institucione në qarkun e Elbasanit.
Sipas vendimeve të fundit, Madrit Sula është emëruar kryeinspektor rajonal i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) Elbasan, ndërsa Markis Sallufi është emëruar drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan.
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimeve në drejtimin e institucioneve vendore në qark, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e funksionimit administrativ të tyre.













