Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj: Jetoj në shtepi me qira

TIRANË- Ish-drejtoresha e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. E ftuar në emisionin “Top Story”, Karçanaj deklaroi, se gjithçka që ka ndërtuar është rezultat i punës së saj ndër vite dhe se çdo pasuri është e deklaruar sipas ligjit. Ish-drejtoresha e AKSHI-t foli edhe me flajët e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se aktualisht jeton në një apartament me qira, të cilin e ka zgjedhur pranë vendit të punës pasi vetë ajo nuk drejton mjet.

Sa i përket pasurive të sekuestruarave, Karçanaj theksoi se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht që një pasuri është e paligjshme. Karçanaj foli ndër të tjera edhe periudhën e emigrimit në Kanada, duke thënë se dilte nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehej në 8 të darkës.

“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam marrë me kontratë dhe e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë. Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por dua të shtoj se nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime. Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj. Kam emigruar në Kanada, kam dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 të darkës”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t.