Dy vëllezërit shqiptarë nga Peja, Bashkim e Gazmend Maloku do të përcillen pasditen e kësaj të hëne për në banesën e fundit, pasi kanë ndërruar jetë të dielën. Ata mbyllën sytë brenda pak orësh, njëri pas tjetrit.
Fillimisht, ishte Gazmend Maloku (Meni) ai që humbi jetën pas disa ditësh në spital në gjendje të rënduar, sepse ishte përfshirë në një aksident, ndërsa lajmi i kobshëm tronditi familjen pejane.
EMRI/ Përplasi makinën në shkallët e Kryeministrisë, arrestohet 40-vjeçari!
Dhimbja nuk përfundoi këtu. Vetëm pak orë, lajmin e mësoi dhe vëllai i madh, Bashkimi, i cili po merrte trajtim në spital për shkak të një sëmundje.
Të afërmit kanë treguar për mediat se vetëm një orë pasi mësoi ikjen e Gazmendit, edhe Bashkimi ndërroi jetë.
Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë. Sot dy djemtë e familjes Maloku do të përcillen për në banesën e fundit, në orën 14:00 në varrezat e qytetit.













