“Me mua nuk funksionojnë ultimatimet”/ Rama për propozimin e PD-së për reformën zgjedhore: Të hapur për diskutime, jo imponime

Kryeministri Edi Rama është pyetur për propozimin e Partisë Demokratike për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ecurinë e reformës zgjedhore në vend.

I pyetur nga gazetari i Ora News Bekim Bici, gjatë një aktiviteti për hapjen e Javës së Europës, Rama tha se për çështjet e reformës zgjedhore duhet t’i drejtohen drejtuesit të këtij procesi nga ana e mazhorancës, Damjan Gjiknuri, i cili merret drejtpërdrejt me diskutimet teknike.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë çdo palë që ulet në tryezë për dialog, por nuk pranon kushte apo ultimatume në proces.

Sipas tij, çdo përpjekje për të vendosur afate apo kushte të paracaktuara nuk është mënyra e duhur për të ecur përpara në një reformë që kërkon marrëveshje mes palëve.