Babai i 8-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin që i mori jetën dy shokëve të tij në Spitallë të Durrësit të dielën, ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka tronditur vendin tonë.
Ai deklaruar se deklaruar se gjatë transportimit për në Tiranë, i biri i kërkonte dy miqtë e tij, ndërsa pyeste dhe mbi kushëririn e tij.
Po ashtu ai ka deklaruar së fëmija i katër ka shpëtuar pasi ishte në anën e biçikletës.
“Kam marrë çunin dhe jam nisur për Tiranë sepse spitali i Durrësit më nisi për në Tiranë. Djali komunikonte, por kërkonte shokët, ndërsa fëmija i katërt nuk ishte prekur nga makina ka shpëtuar, ishte në anë të biçikletës. Djalin e nxorën nga reanimacioni dhe e kanë shtruar në dhomë më vete. Është shumë i rënduar. Pyeste vetëm për kushëririn, a është vrarë si mua…”, tha ai.
Ndërsa më tej, i ati i të miturit tha se djali i tij ka thyerje të legenit dhe ka një dëmtim tek pjesa e mushkërisë.
Gjithashtu ai tha se 8-vjeçari nuk mban mend shumë detaje, teksa kujton se makina ishte me shpejtësi.
“Unë i nxora një foto që kishin arrestuar personin, e mbante mend. Vetëm atë mbante mend. Ka marrë dëmtim në pjesën e legenit që ka një thyerje, dhe tek këmba. Po ashtu i kanë vendosur një shtizë, ka edhe dëmtim te pjesa e mushkërive…Nuk mbante mend asgjë, vetëm thotë që ishte shumë shpejt makina…”, u shpreh ai.













