Elbasan, kapet 45-vjeçari i dënuar për vjedhje

ELBASAN, 25 prill 2026 – Shërbimet e Policia e Shtetit në Elbasan kanë finalizuar kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar me burg për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin Dh. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili u lokalizua dhe u arrestua në kuadër të kontrolleve të ushtruara nga Komisariati i Policisë Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, me vendim të datës 18 mars 2026, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Policia bën me dije se operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative dhe punës për kapjen e personave në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.