Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin A. T., 48 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin që ai administron, është konstatuar se ambienti ishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë dhe sende të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojës “Poker”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













