VLORË- Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të Urës së Laskos në Kuç.
Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur katër persona. Deri më tani, raportohet se, ata janë jashtë rrezikut për jetën.













