Procedohet në gjendje të lirë një shtetas për ndërtim të paligjshëm në Cërrik
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin G. S.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Procedohet një 61-vjeçar për zjarrvënie nga pakujdesia në Librazhd
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 61 vjeç.
Sipas dyshimeve, si pasojë e zjarrit të ndezur prej tij për djegien e barishteve, është djegur një sipërfaqe toke në fshatin Byzegare.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Digjet një banesë e pabanuar në Elbasan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Më datë 06.04.2026, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një banesë aktualisht të pabanuar, në pronësi të shtetasit Xh. M.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













