Dy minorenë përplasin dhe plagosin me makinë dy policë. Arrestohen pas 30 minutash

Vlorë, 1 prill 2026 – Një operacion i forcave speciale “Shqiponja” është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku pas një ndjekjeje që zgjati rreth 30 minuta u bë i mundur ndalimi i një automjeti të dyshimtë.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë ndërhyrjes janë dëmtuar tre automjete policie, ndërsa dy efektivë kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në automjetin e ndaluar ndodheshin dy persona të mitur, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende në hetim nga organet kompetente.