Procedohet për prerje të paligjshme pemësh 54-vjeçari në Cërrik

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K., 54 vjeç, pasi ka prerë pemë frutore pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.