Arrestohet 22-vjeçari me lëndë narkotike në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. E., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.