Një grua 48-vjeçare shqiptare në Savona të Italisë është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se helmoi vjehrrën e saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.
Gruaja dyshohet se përdori helm për minj, të cilin e ka përzier me ushqimin e vjehrrës së saj.
Gruaja u diagnostikua me helmim pas disa shtrimeve në spital, ku testet mjekësore zbuluan nivele të larta të substancave toksike në gjak.
Gjyqtari hetues i Savonës vendosi masën e kujdesit paraprak ndaj gruas shqiptare, ajo duhet të largohet nga shtëpia, nuk mund t’i afrohet viktimës dhe iu vendos një byzylyk elektronik.
Hetimi, i kryer grupi hetimor i policisë dhe i koordinuar nga Prokuroria e Savonës, vazhdon për të përcaktuar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Gjatë kontrollit në shtëpi u gjet një paketë helm për minj që përmbante brodifakum, substancë që besohet të jetë shkaktare e helmimit./Rainews













