LEZHË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për të shpallur djalin e tij si person të zhdukur. Ervis Martinaj, një emër i njohur për publikun dhe mediat, rezulton i zhdukur prej rreth tre vitesh. Ai dyshohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij mbeten ende të paqarta.
Kërkesa e babait të Ervis Martinajt
Kërkesa në gjykatë:
Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
KËRKUES Mustafa Martinaj
