Një fenomen i ri në marrëdhëniet romantike po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen: vajzat e brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me partnerë më të rritur, por jo për përfitime materiale.
Sipas një raporti të publikuar nga “Psychology Today”, arsyeja kryesore që tërheq vajzat e reja drejt burrave më të mëdhenj është maturia, stabiliteti emocional dhe qartësia në komunikim që ata ofrojnë.
Në një kohë kur termat si “ghosting” dhe “breadcrumbing” janë kthyer në realitet të zakonshëm të takimeve moderne dhe këshillat e TikTok-ut dominojnë botën e romancës, kërkesa për lidhje më të shëndetshme dhe të qëndrueshme është rritur ndjeshëm.
“Ky nuk është një trend ‘sugar daddy’, por një ndryshim në mënyrën si kërkojmë përputhshmëri”, thekson artikulli.
Ndërsa kritikët e shohin si një prirje me motive të fshehura, shumë vajza Gen Z deklarojnë se janë të lodhura nga lojërat e takimeve virtuale dhe duan marrëdhënie të bazuara mbi komunikim të hapur dhe besueshmëri. /TAR/
