74-vjeçari realizon ëndrrën! Merr diplomën e maturës pas rezultatit të provimit të gjuhës së huaj, ja çfarë note mori në tentativën e tij të dytë

TIRANË- 74-vjeçar Skënder Cena i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë testimit të tij në provimin e maturës në gjuhën e huaj ia ka dalë të realizojë ëndërrën e tij. Cena është vlerësuar me notën 7, në tentativën e tij të dytë për gjuhën e huaj. Ai tashmë mund të marrë dilpmën e maturës.

74-vjeçari ishte shprehur ditën e provimit se ishte i bindur se këtë herë do merrte notën 6, por mesa duket kësaj herë ai i ka kaluar pritshmëritë e tij. Cena nuk arriti të vijonte shkollën kur ishte i ri përshkak të një aksidenti në hidrocentralin e Fierzës.

Aksidenti i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit duke u shtuar më pas edhe barra ekonomike. Cena kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës.

“Me thënë të drejtën, mësuesit dhe sekretarja më kanë pritur shumë mirë. Nxënësit menduan se isha profesor…”-u shpreh ai para se të futej në provimin e gjuhës së huaj për herë të dytë.