65 vjeçarja nga Elbasani kërkon ndihmë: pensioni që marr nuk mjafton as për ilaçet, nuk mund të jetoj vetëm në keto kushte

65 vjeçarja Emine Gorica nga fshati Qyrkan i Mollasit ne qarkun e Elbasanit jeton e vetme prej 2 vitesh tashmë, që nga vdekja e bashkëshortit të saj .

Fëmijët e saj ndodhen në emigracion nga pamundësia ekonomike dhe për 65 vjeçaren jetesa vetëm në kushte jo të mira të banesës bëhet më e vështirë .

Emineja merr një pension prej 90 mijë lekësh por që as ato nuk i mjaftojnë për ilaçet që përdor pë shkak të problemeve shëndetësore nga të cilat ajo vuan . Ajo i falenderon fqinjët e saj për ndihmën që i ofrojnë sipas mundësive të tyre , por sipas saj kjo nuk mjafton pasi ka të ardhura të pakta për të mbijetuar.

Emine kërkon ndihmë që të ndihmoje pensionin e saj shume te ulet dhe nje perkrahje nga bashkia Cerrik.