Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Rreth orës 09:40, shtetasi Baftjar Buzi, 60 vjeç, banues në këtë fshat, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, pranë anës së rrugës, nga familjarët.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës.















