48-vjeçari në Tiranë paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, para mjekëve zbulon se…
Një 48-vjeçar është paraqitur këtë mbrëmje në spital në Tiranë i plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa shtetasi A.K., banues në zonën e Freskut, ka deklaruar para mjekëve se është plagosur aksidentalisht gjatë pastrimit të armës së tij të zjarrit, një pistoletë që e posedonte me leje.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
