Ish futbollistët që I dhanë titullin e parë Elbasanit, janë mbledhur bashkë për të përkujtuar 40 vjetorin e shpalljes për herë të parë kampion të shqipërisë të ekipit që dikur njihej me emrin Labinoti. Luan Deliu dhe Dhimitër Gjika, ish futbollistë që kanë dhënë për ekipin një kontribut shumë të vlefshëm, kujtojnë me nostalgji kohët e arta të atyre viteve.
“Tani jam shumë i emocionuar sepse këtu ka një përzirje brezash, ndër vite, që kanë luajtur futboll dhe që i kanë dhënë qytetin tonë, ekipit, klubit një emër. Është një emocion kur sheh burra 80-85 vjeç dhe të rinj deri te më i vogli Kasa 21 vjeç,”-u shpreh Luan Deliu, ish-futbollist i Elbasanit.
“Emocionet janë pafund, pafund sepse këtu ka takim brezash. Nga më të moshuarit e deri tek më të rinjtë që janë sot,”-tha Dhimitër Gjika, ish-futbollist i Elbasanit.
Një tjetër ish kampion, më I ri në moshë Julian Ahmataj shprehet se për të është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot ka mundësi të takojë ishfutbollistë që dikur I kishte idhuj.
“Kur ishim ne të rinj, fëmijë, e kishim ëndërr të vishnin fanellat e disa prej ish-lojtarëve që janë këtu me ne sot. Kjo është kënaqësia më e madhe,”-deklaroi ai.
Elbasani nis një sfidë të rëndësishme këtë sezon në superiore më ide të qarta duke synuar pse jo nje tjetër titull kampion.