40-vjeçari paraqitet në Qendrën Shëndetësore Klos me fraktura: Më dh*uanuan disa persona me maska!

Një 40-vjeçar është paraqitur në Qendrën Shëndetësore Klos me fraktura të rënda në kokë dhe trup teksa ka pretenduar se është dhunuar nga 3 persona me maska.

Paraprakisht ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të kenë qenë personat që e dhunuan ndërsa pretendon se kanë përdorur armë gjatë dhunës.

Ndërkohë, policia e Klosit ka dokumentuar rastin dhe po vlerëson deklaratën e 40-vjeçarit për të hedhur më shumë dritë mbi deklarimet e tij paraprake.