40-të vite nga themelimi i Shkollës Speciale “Zëra Jete” në Elbasan:Numri në rritje, sfidat dhe bullizimi ende të pranishme

Nga Entela Duka

Pranimi i personave me aftësi ndryshe në shoqëri dhe integrimi i tyre  mbetet sfidë për kohën. Në mbarë vendin gjenden 7 shkolla 9-vjecare publike speciale, pjese e arsimit special.40-të vite më parë u hap në Elbasan shkolla speciale “Zëra Jete” e cila në katër dekada është shndërruar në shtëpinë e dytë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe. Në këtë përvjetor të rëndësishëm drejtorja e institucionit e cila e drejton shkollën prej 20-të vitesh rendit arritjet, sfidat por dhe problematikat që hasin çdo ditë. Për të problem mbetet infrastruktura në shkollë e cila ka nevojë për investime.

Mësuesja e parë e shkollës Shefikat Pitja flet me emocione për përballjen e parë që pati kur nisi punë si mësuese në shkollë dhe sesi një ditë e pa veten aq të përfshire emocionalisht pas këtyre individëve dhe familjeve të tyre. Mësuese Shefikati e ka të pamundur ti mbajë lotët.

Për prindërit që kanë fëmijë me aftësi ndryshe, cdo ditë është një sfidë më vete.Ata thonë se njëzet e katër orë në ditë duhet të jenë vigjilent dhe suportues ndaj tyre. Për komunitetin e prindërve infrastruktura në shkollë, rrugët e qytetit dhe bullizimi janë disa pengesa që me zërin e tyre kërkojnë ti sheshojnë.

Shkolla speciale në Elbasan shfrytëzon  godinën ku është mbajtur Kongresi i Arsimit në Elbasan 2-10 shtator 1909 që vendosi themelimin e Shkollës Normale të  Elbasanit.