4 persona dhunohen me sende të forta për motive pronësie, i përfshirë edhe kryeplaku i fshatit (EMRAT)

POGRADEC- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Në sherr janë përfshirë 4 persona ndërsa situata ka agravuar pas përdorimit të sendeve të forta.

Personat e përfshirë në këtë konflikt janë 53-vjeçari Ilirjan Tasellari, 35-vjeçari Prokop Pilinçi, 26-vjeçari Johan Muçllari dhe 52-vjeçari Jetmir Muçllari. Policia bën me dije se ata janë proceduar penalisht.

Edhe pse kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta fatmirësisht ata nuk kanë marrë plagë të rënda. Gjithashtu bëhet me dije se person i përfshirë në konflikt është edhe kryetari i fshatit, Ilirjan Tasellari.