3500 euro për letrat greke! Rasti i çuditshëm, shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në Greqi dhe për t’i bërë letra greke.

Por nuk i bën letrat dhe i kthen familjes vetëm 2 mijë euro. 1500 ia mban. Pasi Fiksi interesohet, ia kthen familjes shumën e munguar.

Në Fiks Fare u ankua znj. Dhurata Zejnati, e cila kërkoi ndihmë për problemin e saj. Shoferi i autobuzit Athinë -Delvinë e ka mashtruar duke i marrë 3500 euro dhe si këmbim do e pajiste djalin e zonjës me dokumenta greke.

Pamjet horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

“Lekët ia dhamë, morëm dokumentet, por ato dolën false. As kontratë pune nuk i bëri si na pati premtuar. Tani na ka kthyer mbrapsht vetëm 2000 euro dhe 1500 euro nuk na i jep. Më thotë që kam paguar gjoba ndërkohë që nuk është e vërtet”- tregon znj. Dhurata.

Edhe në një audio që zonja Dhurata flet me gruan e shoferit ajo i pohon se ata e kanë ndihmuar djalin se ka qenë me gjoba. Ndërkohë që shoferi u thotë se lekët nuk i ke të humbura por do t’i rregullojë letrat greke djalit. Edhe pse djali i zonjës Dhurata ka më shumë se një vit që ndodhet në Shqipëri ai figuron sikur është në Greqi pasi pasaporta ka vetëm vulën hyrëse në shtetit fqinjë dhe jo atë të daljes.

Më pas Fiksi shkoi dhe takoi vetë gruan e shoferit që është në dijeni të situatës. Ajo prano se lekët i kanë marrë por jo për vete, por për avokaten në Greqi. Pyetjes së Fiksit se përse kthyen vetëm 2000 euro dhe jo shumë totale, gruaja e shoferit pohon se dokumentet i ktheu avokatja greke Vango (shoferi).

”Thjesht i solli këtu”– tha ajo.

Ndërsa për 1500 eurot që nuk janë kthyer ajo përgjigjet se për qëndrimin e djalit të denoncuese pa letra në Greqi është prerë gjobë.

”Gjobën ia pagoi avokatja dhe lekët ua ktheu po ajo”– pohon zonja.

Pyetjes së Fiksit se a ka ndonjë mandat të pagimit të gjobës gruaja e shoferit u përgjigj thjesht “është hequr nga sistemi”.

Por zonja bie në kontraditë me veten pasi njëherë pohon se parat ia dha burri i saj avokates dhe një herë që djali i denoncuese ia dha parat avokates. Fiksi e pyeti nëse kanë ndonjë agjenci dhe a mund të lidhin kontrata pune, por gruaja e shoferit e mohon ” s’kemi lidhje fare”.

Disa orë pasi Fiksi shkoi te zyrë ku punonte gruaja e shoferit, denoncuesja Dhurata Zejnati telefonon grupin e Fiksit dhe thotë se “shoferi Vango Zoto ia ktheu paratë djalit”.