Pas 3 muajsh e mbyllur pas zjarrit, Urgjenca e QSUT pritet të hapet në muajin qershor.
Burime thonë se tashmë kanë përfunduar punimet në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme dhe se kanë nisur testimet e nevojshme që me gjasë në javën e parë të muajit qershor urgjenca dhe i gjithë spitali qendror të ofrojnë shërbim shëndetësor me kapacitet të plotë.
Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.
