Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku shtetasi S. Z., 27 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të qytetit, pas dyshimit për vetëplagosje me armë zjarri. Ai ishte dërguar në spital nga familjarët e tij, të cilët e kishin sjellë për ndihmë mjekësore pasi dyshohej se kishte kryer aktin fatal në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën dhe ka sekuestruar armën e dyshuar të përdorur në ngjarje, e cila u gjet në tualetin e banesës së tij.
Për këtë rast, Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në humbjen e jetës së të riut.
