2023 është konfirmuar si viti më i ngrohtë i regjistruar, për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan BBC.
”Viti i kaluar ishte rreth 1.48°C më i ngrohtë se mesatarja afatgjatë përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse”, deklaroi shërbimi klimatik i BE-së.
Pothuajse çdo ditë që nga korriku është parë një nivel i ri i temperaturës globale të ajrit.
Zyra britanike e metereologjisë raportoi një javë më parë se Mbretëria e Bashkuar kishte përjetuar në 2023-shin vitin e dytë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë.
“Ajo që më befasoi nuk ishte thjesht rekordi i 2023-shit, por sasia me të cilën ai theu rekordet e mëparshme,” thotë profesori i shkencave atmosferike nga Teksasi, Andrew Dessler.
