Kompleksi i spitaleve në Elbasan ka pësuar ndryshime të rëndësishme me investimet që janë kryer në kirurgjinë, urgjencën dhe pediatrikun por ajo çfarë nuk ndryshoi është rruga hyrëse dhe dalëse në qendrën spitalore. Pas shumë vitesh grumbullim të tarifës së parkimit, u hodh një mjet asphalt në traun hyrës të spitalit por jo në traun dalës. Të gjithëve ju ka rënë rruga të shohin se si kjo pjesë vazhdon të jetë me zhavorr e gropa. Bëhet fjalë vetëm për 200 metra distancë në pjesën dalëse të parkingut para se çdokush që kalon 5 minuta nga koha e hyrjes të paguaj 100 lekë të reja në dalje.
E pra një mjet asfalt nuk mund të prokurohet dhe askush nuk ka interes që kjo pjesë të asfaltohet përveç qytetarëve që do duhet të kalojnë me të sëmurë çdo ditë mes gropave dhe pluhurit të kësaj pjese të shkurtër.
Taksa e parkimit që llogaritet në miliona lekë çdo vit ka çdo funksion tjetër veç mirëmbajtjes së territorit të brendshëm të spitalit për të qenë në një standard me godinat e reja të ndërtuara vitet e fundit në përmirësim të shërbimit për qytetarët.
