Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Shkodër ku një e mitur ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e kryeqendrës së veriut bën me dije se vajza 2-vjeçarja është rrëzuar në enën me ujë të nxehtë dhe si pasojë ka pësuar djegie.
Menjëherë ajo u dërgua në spitalin e Shkodrës, por në vijim u nis me urgjencë drejt QSUT për të marrë ndihmë sa më specializuar.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.
