2 kg kokainë dhe rreth 4 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Janë vënë në prangat e policisë italiane dy shqiptarë, ndërkohë që u janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.

Rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike u gjet në fundin e rremë të një makine, e bllokuar nga oficerët në kabinën e pagesës ‘Alessandria East’, pasi skuadra zbuluese kishte monitoruar një kalim të mundshëm droge.