GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdhunuar nga disa persona. Protothema shkruan se incidenti është raportuar nga dy të mitura, një vajzë greke 17-vjeçare dhe një 16-vjeçare nga Bullgaria. Ata kanë pohuar se në mesnatë të së enjtes fillimisht janë çuar në një dhomë në një akomodim turistik dhe më pas në një shtëpi në Hania.
Sipas të njëjtit informacion, në këtë shtëpi 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar bullgar nën ndikimin e drogës. Ndërkohë 17-vjeçarja greke raportoi se në të njëjtën shtëpi u përdhunua në grup nga pesë meshkuj, ku një prej tyre edhe ka filmuar të gjithë skenën.
Pesë autorët e dyshuar u arrestuan, ndërsa u arrestua edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili sipas ankesës së 17-vjeçares nuk mori pjesë në përdhunim, por dyshohet se e fyeu atë me gjeste. Informacionet tregojnë se oficerët e policisë gjetën pamjet video kontroverse në telefonin celularin e një prej të arrestuarve.













