Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku një adoleshente ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë fostoksinë.
Policia njofton se në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.













