DURRËS- Një i mitur 15-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se babai i tij me iniciale A.E., 48-vjeç ka bërë denoncimin dhe kërkon të birin të kthehet në shtëpi. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa automjete të parkuara. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
-A. L., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kallëzoi një 37-vjeçare, se e fyen dhe e kanos nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular;
-E. D., 33 vjeç, pasi u kap duke hedhur një sasi dheu në tokën e tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Dje, kallëzoi shtetasi A. E., 48 vjeç, se ishte larguar nga banesa, djali i tij, 15 vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
