Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 18 Shtatori në Gjirokastër kur nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13 vjeçare nxënëse e shkollës 9 vjeçare KOTO HOXHI në Gjirokastër.
Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital më makinë të rastit. Policia menjëherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.
Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë.













